Aktorja e njohur iraniane Elnaaz Norouzi ka tronditur ditën e sotme. Aktorja e njohur në një video në mediat sociale ka hequr hixhabin dhe është shfaqur topless në shenjë proteste kundra regjimit autoritare në Teheran.
30-vjeçarja, ylli i serialit “Lojrat e Shenjta”, postoi videon e guximshme në Instagram, duke u shpjeguar 2 milionë ndjekësve të saj se qëllimi i saj nuk është të promovojë lakuriqësinë, por lirinë e zgjedhjes.
Mediat vendase i kanë bërë jehonë këtij lajmi, ku nuk kanë munguar dhe kritikat. Aktorja shihet fillimisht në këmbë e veshur shami. Më pas ajo heq rrobat që mbulojnë trupin e saj një nga një dhe i lëshon flokët, një gjest kundërshtimi ndaj ligjeve të rrepta islamike të Teheranit për gratë.
“Çdo grua, kudo në botë, pavarësisht se nga vjen, duhet të ketë të drejtën të veshë atë që dëshiron, kur dhe ku dëshiron ta veshë. Asnjë burrë apo grua nuk ka të drejtë ta gjykojë ose t’i kërkojë asaj të vishet ndryshe. Të gjithë kanë mendime dhe bindje të ndryshme dhe këto duhen respektuar. Demokracia do të thotë fuqi për të vendosur… Çdo grua duhet të jetë në gjendje të vendosë për trupin e saj”, është ky mesazhi që ka dhënë aktorja.
Kundër regjimit të Teheranit kanë dalë shumë persona publik në të gjithë botën./btvnews.al