E premte, 29 Nëntor, 2024

Debati i fortë mes Arjan Konomit dhe Neda Ballukut/ Ai është një njeri që…

Ish-banorja e “Big Brother”, Neda Balluku dhe opinionisti Arjan Konomi janë përfshirë në një debat të fortë gjatë emisionit “Për’puthen” gjë e cila ka shkaktuar shumë vëmendje  mediatike.                                                                                                                                                                       

Neda ka folur për “Goca dhe gra” në lidhje me Arjanin dhe sherrin e fundit që ndodhi mes tyre duke u shprehur se debati kaloj në personale.

Ajo shtoi se Arjan Konomi është njeri me eksperiencë dhe nuk është hera e parë që ka bërë debate të tilla në televizion.

“Nuk është tendenca ime të bëj debate. Debati mes meje dhe Arjanit kaloi goxha në personale. Nga ana ime nuk kishte nisur më herët por e kam ndjerë gjatë gjithë kohës një lloj batute që nuk mbaronte asnjëherë. Në televizion batutën duhet ta mbash, ta marrësh me humor. Unë po debatoja me dy konkurrentë, po jepja një opinionin tim për një marrëdhënie aty”- u shpreh Neda.

“Ndodhi ndërhyrja dhe unë nuk e lejova më sepse kufiri aq është. Secili nga ne është ndryshe të gjithë kemi limitet tona. Ai është një njeri që ka një lloj eksperiencë, nuk është hera e parë që bën debat në një televizion. Unë dhashë vetëm përgjigje të cilat mendoja se i meritonte situata. Më erdhi më shumë keq që u bëmë personazhe pa dashur”– përfundoi ajo.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit