E hënë, 25 Nëntor, 2024

Deputeti dibran, Çollaku: Jam pro primareve, por të bëhen brenda PD-së

Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Dbirës, Kreshnik Çollaku, është shprehur sot se mbështet primaret për të gjetur kandidatët për zgjedhjet lokale.

Çollaku tha se nëse primaret bëhen dhe me simpatizantë, Rama mund të fusë patronazhistët për të prishur garën.

Ne nuk kemi filtra… do preferoja të bëheshin brenda PD-së. Një njeri që nuk është anëtar i PD-së mund të votojë. Na fut Rama të gjithë patronazhistët dhe na i shpall simpatizantë të PD-së. Jam në favor të primareve”, tha ai në një intervistë në Abc.

Ndërkohë brenda Partisë Demokratike ka nisur një proces dialogu mes grupit të Rithemelimit dhe grupimit të Alibeajt për të gjetur gjuhën e përbashkët për zgjedhjet lokale./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit