E premte, 29 Nëntor, 2024

Deputetja Ina Zhupa sfidon ministren e Arsimit Elvis Kushi për heqjen e licencës së kolegjit turk: Thonë nuk ka standarde! Sfidoj ministren e Arsimit të më gjejë një shkollë në nivelin e atyre që mbyllen!

Deputetja Ina Zupa në interpelancën e kërkuar me ministren e Arsimit Evis Kushi tha: Kolegji turk u mbyll me një të rënë të lapsit.

”Mbyllën një shkollë dhe një kopsht në shërbim të fëmijëve shqiptarë. Nikolla dhe Rama i kanë dhënë një certifikatë nderi gjimnazit Mehmet Akif. Tani thonë nuk kanë standarde, por çfarë standardesh. Nuk kam parë një gjimnaz publik në vend me standarde të larta se këto të dyja. E sfidoj ministren e Arsimit të më gjejë një kopsht apo gjimnaz që ka standard më këto të dyja që mbyllen. Jam e çuditur se si me një të rënë të lapsit mbyllen një shkollë e kopsht”, tha ajo. /btvnews.al

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit