E premte, 29 Nëntor, 2024

Fjalimi i Ramës tërheq vëmendjen e Dua Lipes: “Më lini të lirë, liberalizim vizash për Kosovën”

Këngëtarja me fame botërore Dua Lipa përmes një postimi në Instastory ka përshendetur fjalimin e Kryeministrit Edi Rama ku ka publikuar një pjesë të fjalimit të kryeministrit duke   bërë thirrje për liberalizimin e vizave me Kosovën.

Ky fjalim ka tërhequr vëmendjen e këngëtares duke shkruar në faqen e saj zyrtare në instagram “Më lini të lirë, liberalizim vizash për Kosovën”

Kujtojmë se një kërkesë të tillë, Dua e bëri edhe gjatë festivalit “Sunny Hill”, ku u shpreh se liberalizimi i vizave me Kosovën do të sillte shumë mundësi për popullin shqiptar atje.

Sjellim në vëmendje gjithashtu se kryeministri Rama debatoi ashpër në asamblenë e KiE-së, ku pati replika me përfaqësues të ndryshëm.

Rama e quajti përfaqësuesen e të majtës në PE, Nina Kasimati “ajo gruaja greke”, një epitet ky që ka shkaktuar një sërë reagimesh në Europë dhe në Shqipëri.

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit