E premte, 29 Nëntor, 2024

I refuzuan ftesën, Rama u përgjigjet anëtarëve të EPP/EDC: S’ke si ndjehesh mirë kur dëgjon një histori horrori si sajesa e trafikut të organeve

Disa prej anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme Këshillit të Europës refuzuan të shkojnë në darkën e shtruar nga misioni shqiptar në Strasburg,pas fjalimit te kryeministrit Edi Rama.

Edi Rama ka reaguar pas këtij vendimi ku ai thekson se ata e kishin konfirmuar më parë pjesëmarrjen,por e anuluan atë me arsyetimin se “nuk ndiheshin mirë” pas fjalimit të kryeministrit.

Kryeministri ka theksuar se qëndrimi i tyre është i mirëkuptueshëm, pasi sipas tij “S’ke si ndjehesh mirë kur dëgjon një histori horrori si sajesa e trafikut të organeve!”

 

Edi Rama:” Disa prej të ftuarve mbrëmë nuk erdhën në darkën e organizuar nga misioni ynë në Strasburg, megjithëse e kishin konfirmuar më parë! Nuk ndjehemi mirë pas fjalimit, ishte arsyeja.

E mirëkuptueshme.

S’ke si ndjehesh mirë kur dëgjon një histori horrori si sajesa e trafikut të organeve!

Bashkëbisedimi me ndonjërin syresh pas darkës ishte kuptimplotë. U ka rënë si rrufe në qiell të pastër! Do t’u duhet ca kohë për të analizuar faktet, kuptuar madhësinë e frikshme të gabimit të bërë një dekadë më parë dhe adresuar nevojën për korrigjimin e tij me një akt të ri.

Por është e neveritshme, që edhe për një padrejtësi kaq ekstreme dhe për një të drejtë kombëtare kaq legjitime, e kaq përtej politikës së ditës, e djathta jonë e nongratave dhe e rublave, gjen kurajon të kundërvihet e të merret me dokrra”!

Artikuj te ngjashem

Me te fundit