Një sasi e madhe kokaine është sekuestruar në Ekuador. Sipas mediave vendase bëhet me dije se kokaina është kapur nga policia në Portin e Guayaquil. Deri tani bëhet me dije se droga u gjet brenda një kontejneri me 432 kuti kallamarësh.
Lënda narkotike ishte fshihur në çatinën e kontejnerit dhe në mes të produktit detar me qëllimin për ta fshehur pas erës karakteristike të kallamarit.
Ende nuk janë bërë të ditura të gjitha detajet nga ky operacion, por mediave vendase kanë hedhur dyshime se pronarë të drogës është mafia shqiptare.
Destinacioni i kokainës të konfiskuar ishte Mbretëria e Belgjikës. Pesha totale e drogës ishte 1.5 ton, ekuivalente me 13 milionë doza, tha koloneli Milton Montalvo Calderón, zëvendës komandant i Distriktit 8, i cili përfshin kantonet Guayaquil, Durán dhe Samborondón./btvnews.al