Një laborator droge është zbuluar në qytetin e Shkodrës.
Në një deklaratë për mediat drejtuesi i parë Hamdi Fjora tha se nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit P. Gj., 31 vjeç, janë gjetur sasi lënde narkotike në proces tharjeje dhe lëndë narkotike të thatë, me peshë totale 86 kilogramë kanabis.
Policia bën me dije se gjithashtu, gjatë kontrollit në ambientet e kësaj banese, janë kapur në flagrancë duke përpunuar lëndën narkotike, 10 shtetase: D. H., D. Ç., D. H., F. Gj., H. B., M. H., E. D., B. M., V. H. dhe F. B., nga Tirana, Fushë Kruja dhe Dukagjini, të cilat në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë.
Njëra prej këtyre shtetaseve, konkretisht shtetasja D. H., 42 vjeçe, banuese në Kombinat, Tiranë, e dënuar edhe 3 herë të tjera më parë po për këtë veprimtari kriminale, kishte rolin e organizatores.
Ajo gjente punëtore, kryesisht nga Tirana dhe Kruja, për të përpunuar kanabisin.
Po gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit:
1. Gj., 56 vjeç dhe A. Gj., 55 vjeçe (bashkëshortë) dhe 3 djemtë e tyre, shtetasit:
2. Gj., 24 vjeç, R. Gj., 22 vjeç dhe P. GJ., 31 vjeç, si dhe shtetasja F. Gj., 29 vjeçe, bashkëshortja e shtetasit P. GJ.
Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi F. Gj., 31 vjeç, djali tjetër i bashkëshortëve Z. Gj. dhe A. Gj.
Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi P. Gj. grumbullonte bimë narkotike kanabis për përpunimin dhe përgatitjen për shitje.
Këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtues i Parë Hamdi Fjora, deklaratë për shtyp, për rezultatet e megaoperacionit “Qarku”.
Përshëndetje,
Jam sot këtu për t’ju bërë me dije rezultatet e arrira në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Qarku”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit, porodhimit dhe trafikimit të kanabisit.
Në kuadër të përmbushjes së një prej prioriteteve kryesore të punës, atij të luftës kundër kanabisit, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, si rezultat i kontrollit të panderprerë të territorit, si dhe mbështetur me inteligjencë informative, në bashkëpunim me FNSH Shkodër dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, prej një jave kanë zhvilluar një megaoperacion policor, të koduar “Qarku”.
Operacioni u zhvillua në katër faza. Faza e katërt e këtij operacioni, e koduar “Blerani”, është finalizuar mbrëmjen e djeshme, me goditjen e një grupi të mirorganizuar kriminal që merrej me kultivimin, prodhimin, përpunimin dhe paketimin e kanabisit për shitje.
Mbi bazën e informacioneve të mara në rrugë operative, është organizuar dhe finalizuar faza e katërt e megaoperacionit, e zhvilluar në lagjen “Bleran” të fshatin Bardhaj, njësia administrative Rrethina Shkodër, ku u arrestuan në flagrancë 16 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 tjetër.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit P. Gj., 31 vjeç, në ambientet e jashtme dhe të brendshme të kësaj banese, shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi lënde narkotike në proces tharjeje dhe lëndë narkotike të thatë, me peshë totale 86 kilogramë kanabis.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në ambientet e kësaj banese, janë kapur në flagrancë duke përpunuar lëndën narkotike, 10 shtetase: D. H., D. Ç., D. H., F. Gj., H. B., M. H., E. D., B. M., V. H. dhe F. B., nga Tirana, Kamza dhe Fushë Kruja, të cilat në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë.
Njëra prej këtyre shtetaseve, konkretisht shtetasja D. H., 42 vjeçe, banuese në Kombinat, Tiranë, e dënuar edhe 3 herë të tjera më parë po për këtë veprimtari kriminale, kishte rolin e organizatores. Ajo gjente punëtore, kryesisht nga Tirana dhe Kruja, për të përpunuar kanabisin.
Po gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit:
Z. Gj., 56 vjeç dhe A. Gj., 55 vjeçe (bashkëshortë) dhe 3 djemtë e tyre, shtetasit:
E. Gj., 24 vjeç, R. Gj., 22 vjeç dhe P. GJ., 31 vjeç, si dhe shtetasja F. Gj., 29 vjeçe, bashkëshortja e shtetasit P. GJ.
Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi F. Gj., 31 vjeç, djali tjetër i bashkëshortëve Z. Gj. dhe A. Gj.
Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi P. Gj. grumbullonte bimë narkotike kanabis për përpunimin dhe përgatitjen për shitje.
Këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Në vijim të kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 86 kilogramë kanabis, dy ventilatorë që shërbenin për tharjen e bimëve narkoitke, 3 automjete dhe 15 aparate celulare.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, të kryera në bashkëpunim.
Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Qarku”, gjatë fazës së parë të këtij operacioni, në Shkodër, Malësi të Madhe dhe në Pukë u sekuestruan 83 kilogramë kanabis dhe u asgjësuan 101 bimë kanabis. Për këto raste u arrestuan në flagrancë katër shtetas, konkretisht L. C., E. T., A. S. dhe Z. D.
Gjatë fazës së dytë të megaoperacionit, u kap një shtetas i shpallur në kërkim, konkretisht shtetasi A. P., me rekorde kriminale, i cili qarkullonte me armë zjarri me vete. Po gjatë kësaj faze u vu në pranga edhe shtetasi H. S., i cili qarkullonte me personin në kërkim.
Ndërsa gjatë fazës së tretë të operacionit, në Vaun e Dejës, janë sekestruar 22 kilogramë kanabis dhe janë vënë në pranga babë e bir, shtetasit M. N. e K. N., si dhe u shpall në kërkim shtetasi P. L.
Po gjatë megaoperacionit të shtrirë në harkun kohor njëjavor, si rezultat i kontrollit të territorit dhe verifikimit të koordinatave të nxjerra nga monitorimi ajror, janë gjetur dhe asgjësuar në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, 355 bimë kanabis, të kultivuara në miniparcela, në zona të pyllëzuara. Për këto raste vijon puna intensive, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Përgjatë katër fazave të megaoperacionit janë sekuestruar gjithsej 191 kilogranë kanabis, 456 bimë kanabis, janë arrestuar në flagrancë 24 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë.
Operacioni vijon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër është e vendosur që në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese të luftojë me zero tolerancë, çdo veprimtari kriminale, në cilëndo fushë që ajo shfaqet.
Duke përfituar nga rasti, falënderoj qytetarët e qarkut Shkodër, të cilët kanë ndihmuar dhe bashkëpunuar me Policinë, për të goditur paligjshmërinë. I ftoj sërish qytetarët të jenë akoma më shumë në krahun e Policisë. /btvnews.al