E premte, 29 Nëntor, 2024

Deputetja greke reagon pas debatit të ashpër me Ramën në asamblen e Këshillit të Europës: Kryeministri shqiptar më sulmoi verbalisht…

Deputetja greke, Nina Kasimati ka reaguar me anë të një postimi në profilin e saj Facebook lidhur me debatin në asamblen e Këshillit të Europës me kryeministrin Edi Rama.

Ndër të tjera deputetja greke thekson se Rama e sulmoi fort verbalisht.

“Pak më parë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, më sulmoi fort verbalisht përpara seancës plenare të Këshillit të Evropës, pasi si përfaqësuese e përbashkët e Partisë të së Majtës Evropiane në Kuvend e pyeta zyrtarisht se si po ecte procesi i pranimit të Shqipërisë në BE, me gjithë marrëdhëniet gjithnjë e më të thelluara strategjike me shtetin ‘ofendues’ Turqinë, duke pasur parasysh mbështetjen që vendi ballkanik merr nga vendet e rajonit që respektojnë acquis evropiane dhe të drejtën ndërkombëtare. Përgjigja fyese e zotit Rama “për zonjën” “gruaja greke” krahas një himni politik ndaj Turqisë, si dhe qëndrimi i tij provokues në përgjithësi, i paprecedentë në Strasburg, shkaktuan reagimin e krerëve të të gjitha grupeve politike, të cilët vendosën unanimisht në një shenjë mosmiratimi për të mos marrë pjesë në darkën zyrtare të thirrur nga kryeministri shqiptar”, thuhet në reagimin e saj.

DEBATI DJE

“Përgjigje ndaj zonjave e zotërinjve e do i kthehem zonjës nuk di nga vjen sepse nuk u prezantua, nga Greqia, tani kuptoj pse është e shqetësuar për marrëdhënien me Turqinë. Ashtu si Greqia e Italia, të trija janë njësoj e në politikën tonë të jashtme përcaktohen si partnerë strategjikë. nuk kuptova pyetjen tuaj. Ju keni problemet tuaja shpresoj ti zgjidhni mes dialogut e drejtësisë ndërkombëtare por kur bëhet fjalë për ne, nuk krahasojmë e zgjedhim mes miqve e partnerëve tan se kemi mësuar nga e shkuara se fqinjët janë aty për të qëndruar përgjithmonë.

Gjyshja ime një grua e mençur thoshte fqinj i lumtur është shtëpi e lumtur. në nuk kemi frikë se një gjë e keqe mund të vijë nga Turqia, në të kundërt, është shumë e rëndësishme për sigurinë e Europës. Pa ta kriza e emigrantëve do ishte kthyer në krizë apokaliptike për vendet më të rëndësishme të Europës. Turqia qëndroi në portat e Europës dhe bëri atë që bëri. Kam privilegjin të konsideroj vetem mik të Erdogan e Mitsotaqis për të zgjidhur këtë çështje”, tha Rama.

Anëtarja e Greqisë, Nina Kasimati: Edhe pse në këtë mënyrë të patakt, jeni i vetëdijshëm se ne jemi tejet të vendosur që të ndihmojmë Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor për të përmbushur procesin për anëtarësimin e Shqipërisë. A mendoni se aderimi i Shqipërisë me vlerat evropaine do ishte e papajtueshme me politikën e sinergjisë dhe aktorë si Turqia që minon të drejtat e njeriut dhe që ndikon në bashkëpunim. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit