Armando Brojës dhe Kristjan Asllanit, sipas Trajnerit të Kombëtares shqiptare, Edi Reja i quan të mbivlerësuar , sigurisht që është një hap përpara të tjerëve për shkak të fizikut të tij dhe aftësive që zotëron, por nuk ndahet nga pjesa tjetër..
“Për mua Armando Broja është një lojtar siç janë të gjithë të tjerët. Sigurisht që është një hap përpara të tjerë për shkak të fizikut të tij dhe aftësive që zotëron, por nuk ndahet nga pjesa tjetër. Nuk ka asnjë histori mes meje dhe tij, por jeni ju që jepni mbivlerësime për disa lojtarë. Broja vërtet luan te Çelsi, por luan nga 20-30 minuta dhe duhet të gjejë kondicionin. E njëjta gjë edhe për Asllanin te Interi, që luan vetëm nga një pjesë. Broja nuk e ka ritmin e garës. Luan 20 minuta, por kurrë 90. Nuk ka luajtur asnjë ndeshje të vetme nga fillimi. Është si puna e dritës që herë ndizet dhe herë fiket”, tha Reja i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN.TV”.