Kreu Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hapur llogari në rrjetin social TikTok. Në një video në këtë rrjet social Berisha ka treguar dhe arsyet pse vendosi që të ishte prezent në këtë media të re.
“Një përshëndetje të përzemërt nga kanali im zyrtar në TikTok. Jam entuziast se sot filloj me ju një dialog nëpërmjet këtij kanali që njeh përparim të shpejtë. Teknologjia ka qenë dhe mbetet një pasion i imi”, shprehet ndër të tjera Berisha.
TikTok kanë dhe politikanë të tjerë në Shqipëri, si Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë./btvnews.al