E hënë, 25 Nëntor, 2024

SPECIALE – Krimi i rëndë në Klos, vëllai i autorit tregon si lindi konflikti mes familjeve

Komunikimi dhe presionet në rrjetet sociale mes adoleshentëve dyshohet se janë bënë shkak i masakrës së ndodhur në qytetin e Klosit, ku tre persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën. Sipas vëllait të autorit, Fiqiri Mjeshtri, Fatmirit 17-vjeçari Kenado Shira i cili u vra bashkë me babain, prej kohësh e shantazhonte mbesën e tij pasi dispononte foto të ndryshme të saj.

Kjo trysni e ushtruar kishte bërë që adoleshentja të mos shkonte në shkollë për disa ditë. Për të qetësuar situatan, dy familjet prej më shumë se një jave po negocionin për të gjetur një zgjidhje.

Fatmir Mjeshtri rrëfen se palët u takuan me 17-vjeçarin Keando Shira dhe babain e tij Liri Shira me qëllim që çështja të mos përshkallëzohej.

Për këtë gjë në tavolinë, familja Mjeshtri thërriti dhe Renato Hasula së bashku me babain e tij, Eglant Hasula. Por situata doli nga kontrolli, pasi, sipas Fatmir Mjeshtrit, dy të rinjtë filluan të talleshin. Burime sqaruan se policia ka qenë në dijeni të konfliktit mes familjeve prej afro 1 muaji, por nuk ka vepruar.

Ndërkohë dy vëllezërit e autorit Fatmir e Besnik Mjeshtri, pas shoqërimit nga policia u morën në pyetje dhe më pas u lanë të lirë. Ngjarja për banorët e Klosit mund të ishte parandaluar pasi të gjitha institucionet ishin në dijeni të konfliktit por e neglizhuan./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit