Është goditur një rast i organizimit të lojrave të fatit në ambjentet e një lokali në Tiranë, janë vënë në pranga 3 persona.
Policia e shtetit ka evidentuar raste te vënies së basteve së vënies së lajmeve sportive nëpërmjet aparateve celulare, në përfundim të veprimeve janë arrestuar në flagrancë shtetasit, E. A. 34 vjeç, A. Xh., 28 vjeç dhe E. Xh., 28 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Materialet përkatëse i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme
Njoftimi i Policisë
Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, një rast i organizimit të lotarive të palejuara, në ambientet e një lokali.
Vihen në pranga 3 shtetas.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar dhe goditur raste të vënies së basteve sportive, nëpërmjet aparateve celulare.
Në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
– E. A. 34 vjeç, A. Xh., 28 vjeç dhe E. Xh., 28 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të ushtruara nga shërbimet e Policisë, këta shtetas u kapën në flagrancë, në një lokal, duke vënë baste sportive, me celularët e tyre, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al