E hënë, 25 Nëntor, 2024

U njoftua si operacion i suksesshëm dje. Gjykata vendos arrest shtëpie për çiftin e farmacistëve

Kristo dhe Anastasia Anjeli, janë arrestuar një ditë më parë në kuadër të operacionit “Storage”, atyre iu gjend në banesë një sasi prej 70 mijë euro ilaçesh kontrabandë.

Gjykata e Sarandës ka liruar nga qelia çiftin e bashkëshortëve dhe ka vendosur masën e sigurisë “Arrest shtëpie”

Operacioni u zhvillua në lagjen nr. 1, të qytetit të Sarandës, ku shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në farmacinë dhe banesën e çiftit gjetën një sasi medikamentesh të llojeve të ndryshme, të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës, të cilat ishin futur kontrabandë.

Deklarata e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë Kryekomisar Gentian Berberi, për operacionin policor të koduar “Storage”.

“Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e bashkëshortëve, ku kanë konstatuar dy dhoma në të cilat ishin magazinuar 1287 lloje medikamentesh mjekësore në sasi të ndryshme, me vlerë rreth 70 mijë euro. Medikamentet mjekësore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, sqaroi fillimisht policia. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit