Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi, është paraqitur pasditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Mësohet se Agaçi ka qenë në SPAK dhe është pyetur për çështjen e inceneratorëve si person në dijeni.
Ai nuk ka preferuar të flasë për mediat pasi ka mbaruar seancën e pyetjeve nga prokurorët. “Nuk kam koment”, ka thënë ai pasi ka dalë nga ambientet e prokurorisë.
Ëngjëll Agaçi ka qenë dhe në Komisionin Hetimor për Inceneratorët në Kuvend si dëshmitar./btvneës.al