Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka publikuar së fundmi një video humoristike në rrjetin social Tik Tok.
Meta shihet teksa filmon kreun e PDK, Nard Ndokën, i cili është duke u larë në pishinë. Kreu i Partisë së Lirisë pyet Ndokën me humor se çfarë është duke bërë, ndërsa ai i përgjigjet: Stërvitje.
Meta: O Nardi po ça bën mor burrë?
Ndoka: Ça të bëjmë… stërvitje
Meta: I jashtëzakonshmi… po për çfarë po bën stërvitjen, për fitore apo për barazim?
Ndoka: Stërvitje për energji
Meta: Hajde forca! Fitore Nardi./btvnews.al