Pas një jave me mot të lagësht, duket e dy ditët e fundit të javës do të kenë kushte të qëndrueshme atmosferike.
Sipas Shërbimit Metrologjik Ushtarak rrymat e paqendrueshme do ti lenë vendin gradualisht kthjellimeve.
Këtë fundjavë përgjithësisht do të ketë mot me diell e gjatë mesditës vranësira kalimtare në male. Përgjatë luginave prani të mjegullinës në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë nga juglindja e veriperëndimi e lehtë e mesatare në brigjet detare. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen të pësojnë rënie në orët e mëngjesit dhe rritje në mesditë./btvnews.al