Një konflikt mes dy të rinjve ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre. Policia e Korçës njofton se “më datë 14.10.2022, rreth orës 18:55, në lagjen nr. 12, në ambientet e një lokali, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi P. R., 25 vjeç, punonjës i lokalit, ka dëmtuar në krah me mjet prerës, shtetasin E. P., 24 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”.
Më tej shtohet se 25-vjeçari aktualisht ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Po ashtu bëhet me dije se ana e Policisë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./btvnews.al