E hënë, 25 Nëntor, 2024

Shqiptari vret fqinjin ukrainas në Gjermani, policia vendase jep detaje: U alarmuam, e kapi në një cep pallati

Një 39-vjeçar shqiptar është arretuar nga policia gjermane, pasi ka sulmuar për vdekje fqinjin e tij ukrainas, i cili po ashtu ishte 39-vjeç.

Lajmin e bëri të ditur zyra e prokurorit publik në Frankfurt (Oder) dhe departamenti i policisë në Lindje, përmes një deklarate të përbashkët për mediat.

Sipas burimeve nga policia vendase, ngjarja ndodhi në orët e mëngjesit të 12 tetorit 2022, ekzaktësisht rreth orës 08:00, ku 39-vjeçari shqiptar ka sulmuar fqinjin e tij në një pallat në rrugën Robert-Koch-Strasse.

39-vjeçari ukrainas vdiq si pasojë e plagëve të shumta që kishte marrë.

I dyshuari u arrestua pranë vendit të krimit dhe u soll para gjykatës në Ebersëalde dje.

Ai nuk e pranoi akuzën. Më pas ndaj tij u lëshua një urdhër arresti për vrasje nga pakujdesia.

Hetimet për rrethanat dhe sfondin e krimit janë duke vazhduar.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit