E hënë, 25 Nëntor, 2024

Tragjedia në Klos: Prokuroria sekuestron telefonat e dy 17-vjeçarëve, dyshohet se…

Pas ngjarjes së tragjike që në qytetin e Klosit ku mbetën të vrarë tre persona, Prokuroria e Burrelit ka sekuestruar dy telefonat e adoleshentëve Kenado Shira dhe Renato Hasula, që u përfshijnë në konflikt për një vajzë.

Duke iu referuar dhe prokurorit të çështjes, Abaz Muça, se telefonat do t’i nënshtrohen ekspertimit për të vërtetuar nëse ka pasur apo jo shantazhe nga ana e të rinjve kundrejt 17-vjeçares.

Mësohet se nga telefonat e të rinjve janë fshirë mesazhet që thuhet se kishte shantazhe e kërcënime

Kujtojmë se dy ditë më parë në Klos Fiqiri Mjeshtri vrau me armë zjarri Ilir dhe Kenado Shirën dhe plagosi Eglantin dhe Renato Hasulën, ndërsa më pas u vetëvra autori i krimit është babai i vajzës që u bë ‘mollë sherri’ e përplasjeve mes dy fiseve, pasi pretendohet se dy të rinjtë, kushërinj me njëri-tjetrin ngacmonin adoleshenten.

 

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit