Rritja e të gjitha çmimeve përfshirë edhe atë të karburanteve po ndikon negativisht në ekonomitë familjare të shtresës së mesme dhe asaj të varfër.
Shumë familje nuk po përballojnë dot rritjen e çmimeve të konsumit të përditshëm. Qytetarët e Dibrës janë të mendimit se duhet të ketë një reagim të përgjithshëm.
Disa prej tyre e konsiderojnë rritjen e pensioneve me të njëjtjën përqindje për të gjitha kategoritë si jo efikase pasi të humbur dalin ata me pensionin më të ulët.
Për dibranët, populli duhet të ketë një reagim të unifikuar dhe të protestojnë për të drejtat e tyre. Nga ana tjetër, qytetarët mendojnë se edhe opozita ka fajet e saj pasi nuk po reagon ashtu siç duhet në mbrojtje të interesit të qytetarëve./btvnews.al