E premte, 20 Shtator, 2024

Zelensky: Populli ynë po lufton për të drejtën e jetës dhe për “pavarësinë” e tij nga Rusia

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky eshte i bindur se Ukraina do të fitojë ndaj Rusisë.

Populli ynë po lufton për të drejtën e jetës dhe për “pavarësinë” e tij nga Rusia. Bota është në anën tonë, më shumë se kurrë. Kjo na bën më të fortë se kurrë në histori,“ shtoi ai, duke iu referuar ndihmës perëndimore për vendin e tij.

Gjithashtu ai ka falenderuar ata që kanë luftuar për ukrainën në të kaluarën dhe po luftojnë për të tani, ata që fituan atëherë dhe ata që padyshim do të fitojnë tani.

“Ne ndaluam pushtimin dhe varrosëm mitin se ushtria ruse është e pathyeshme”, vuri në dukje ai në fjalën e tij.  /btvnews.al

 

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit