E hënë, 25 Nëntor, 2024

Kanë lindur 9 fëmijë, e asnjë nuk kanë në shtëpi, të gjithë në emigrim

Rasti më konkret se si të rinjtë e kanë braktisur vendin është i këtij çifti nga fshati Trepçë i Dibrës. Lutfi e Elmije Dema, kanë lindur 9 fëmijë, por ata thonë se sot nuk kanë asnjërin prej tyre që jeton në fshat, ku pjesa më e madhe jashtë shtetit.

Të gjithë fëmijët janë larguar në emigrim, ndërsa aty kanë mbetur vetëm çifti. Lutfiu thotë se nuk dëshiron të të largohet nga vendi i tij dhe për këtë vijon të jetojë në këto troje. Ai tregon se fëmijët kthehen në fshat vetëm për pushime.Megjithëse nuk kanë nevoja ekonomike, Elmije Dema tregon se bashkë me bashkëshortin e saj mundohen ta punojnë të gjithë tokën.

Puna e saj dhe e bashkëshortit është në frutikulturë, por edhe kanë mbarështuar shpend, kryesisht pula. Gjithsesi edhe Elmija thotë se nuk do të largohet nga fshati. Si këta dy të moshuar janë edhe shumë të tjerë në fshatrat e Dibrës, fëmijët e të cilëve kanë emigruar./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit