E premte, 29 Nëntor, 2024

Kryetari i Shoqatës së të Verbërve: Fonde ka! Merrni masa të përmirësoni jetën tonë

Ardjan Hysa, Presidenti i Shoqatës të të Verbërve Shqiptarë, në protestën e sotme që kanë zhvilluar të verbrit në Tiranë tha se duhen marrë masa për përmisimin e kushteve te jetesës e kësaj kategorie në Tiranë e jo vetëm pasi në zonat rurale gjendje është më e rëndë.

“Duke manifestuar në Bulevard nga të pakënaqurit për infrastrukturën rrugore. Kërkesa t tona të përvitshme kanë rënë në vesh të shurdhë. Bashkia Tiranë të marri masa në ndihmë të kësaj kategorie.E vërteta është që ne jemi organizatë e cila rezidencën e ka në bashkinë e Tiranës. Jemi kombëtare por vendndodhja janë është në kryeqytet. Kemi kërkuar takim me kryetarin e bashkisë. Realiteti është që kuptojmë impenjimin e tij, e shohim që është i angazhuar në çështje të rëndësishme të kryeqytetit, por edhe ne jemi pjesë e shqetësimeve të bashkisë si pjesë e kryeqytetit.

Duhet të ishte caktuar një zyrtar për të bashkëpunuar me ne. Jemi munduar të shtrijmë dorën sepse e kemi të nevojshme të domosdoshme. nuk kemi pse mënjanojmë mundësitë që do të përmirësonte jetën e të verbërve të Tiranës e jo vetëm.

Duhen semaforë akustikë, në institucione duhen shkrime Brile. Fonde ka plot. pse na detyroni të marrim iniciativa që nuk do të ishin në nderin e shoqërisë kryeqytetase.Kur në kryeqytet nuk ekzistojnë këto mundësi në zonat rurale nuk janë zero, por minus. Nuk jemi duke qarë. Jemi dinjitozë, kemi personalitetin tonë, përfaqësojmë një familje kemi një të drejtë vote dhe nuk duhemi nëpërkëmbur. Jemi të zotët e vetes, duam vetëm krijimin e kushteve të barabarta”, tha ai.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit