E premte, 15 Nëntor, 2024

Një “vullkan” aktiv, Mbappe gati të “shpërthejë”. Ylli francez kërkon të prishë kontratën, paguan kesh për t’u larguar

Mes PSG dhe Kylian Mbappe nuk flitet më për dashuri, përkundrazi, palët janë përfshirë në një “luftë të ftohtë” pasi ylli francez po bën gjithçka për tu larguar se më shpejt nga Parisi. Situata është më të vërtetë shqetësuese pasi ky vendim i Mbappe vjen pak muaj pasi rinovoj kontratën e tij deri në 2025.

Sipas L’Equipe: Mbappe është i gatshëm të prish menjëherë kontratën, të largohet që në janar, por nëse e bën diçka të tillë është i detyruar të paguaj 6 muajt e angazhimit të tij te PSG, është i detyruar të paguaj diku te 20-30 milionë euro, në të njëjtën kohë duhet të provoj që punëdhënësi i tij ka shkelur kushtet e kontratës.

Më herët, përpara se Mbappe të firmoste rinovimin e kontratës, mediat shkruanin se një nga kushtet ishte edhe largimi i Neymar.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit