Është shpallur në kërkim Një 26-vjeçar pasi ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë ndaj një te miture në Tepelenë.
Njoftimi nga Policia Tepelenë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin T. H., 26 vjeç, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 17 vjeçe, se ky shtetas e ka pëndjekur dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al