E diel, 24 Nëntor, 2024

Të verbrit kërkojnë kushte: Pagesat që marrim janë shumë të ulëta për të përballuar koston e jetës

Në ditën e “Shkopit të bardhë”, të verbrit dolën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të kërkuar të drejtat e tyre si dhe pagesa më të larta.

Protesta u zhvillua në Tiranë ktë të shtunë, ata thanë se kërkojne përmirësimin e kushte pasi nuk mund ta përballojne koston e lartë të jetesës në kryeqytet.

“Nuk kemi kushte, infrastruktura nuk na ndihmon. Pagesat që marrim janë shumë të ulëta për të përballuar koston e jetës. Me vështirësi mbijetojmë. Duhet të paguajmë drita, ujë, personin që kujdeset për ne. Nuk e di si ia dalim. Nuk kemi as ambiente për të lëvizur, për të dalë”, tha një nga protestuesit.

Qytetarët deklaruan se marshimi i tyre protestë vijon drejt Bashkisë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit