E hënë, 25 Nëntor, 2024

Tentoi të vriste vjerrin e tij me thikë, arrestohet shqipëtari në Belgjikë

Gjatë një sherri të dhunshëm familjar, një shtetas shqipëtar ka plagosur me thikë vjerrin e tij. Që nga 25 shtatori 2022, shqipëtari ishte shpallur në kërkim, pasi kishte goditur me thikë vjehrrin e tij, në Saint-Brieuc (Côtes-d’Armor).

Ai u arrestua në Belgjikë të premten më 30 shtator dhe u ekstradua në Francë, ku u akuzua për tentativë vrasje dhe u burgos

Viktima edhe ai shqiptar është trajtuar nga mjekët në gjendje të rëndë.
Më 7 tetor, ai u ekstradua në Francë, më pas iu paraqit një gjykatësi për liritë dhe paraburgimin, në Lille. Të hënën, më 10 tetor, ai u transferua në Côtes-d’Armor, ku u njoftua për aktakuzën e tij për tentativë vrasje, por edhe dhunë ndaj bashkëshortes dhe kërcënime me vdekje ndaj saj. Atij i është caktuar masa e paraburgimit.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit