Eksperti i Kriminalstikës, Ervin Karamuço, në një postim në Facebook ka treguar një histori sesi një ish-student i tij ka përdorur leksionet e marra nga ai për të vjedhur në Greqi.
Karamuço shkruan se ish-studenti i tij sapo kishte dalë nga burgu i Patrës dhe ishte deportuar në Shqipëri pasi ka vuajtur dënimin, pasi kishte vjedhur disa vila.
Ish-studenti kishte ndjekur në grabitje një ‘truk’ të dëgjuara nga leksionet, që të mos përdorë doreza pasi linin gjurmë gishtash
“Profesor ti më ke përgatitur për jurist, por unë leksionet e tua i shfrytëzova për të qenë hajdut i suksesshëm në Greqi. Këtë më tha dje një ish studenti im, i cili sapo kishte dalë nga Burgu i Patrës dhe ishte deportuar për në Shqipëri. Fillova me tre të tjerë të grabitja vila tha. Nuk vishja dorashka ngaqë na kishe thënë se ato kur i heq mbajnë ende profile gjurmësh.
Ndaj përdora një metodë tjetër. Lyeja gishtat me ngjitës “attack” dhe maskoja profilet papilare. I habita ca kohë ata të policisë greke, sepse në kamera më shikonin pa dorashka, por në vendngjarje nuk gjenin asnjë gjurmë. U arrestuam mbas 6 muajsh. U zbuluam nga një pakujdesi në shitjen e orendive të vjedhura. Vuajta dënimin dhe tani jam në Tiranë. Për disa çaste më ngjau vetja bashkëfajtor, ula kokën e përshëndeta dhe u largova”, është kjo historia e treguar nga profesori i kriminalgjosë./btvnews.al