E diel, 24 Nëntor, 2024

“Hoqa dorë nga filmi se më kërkuan skena erotika”, kurthi për Rita Latit nga Roza

Roza Lati tregoi sot disa të vërteta dhe guxoi të bënte disa deklarata të forta. Pasi zbuloi për publikun se është në një marrëdhënie me dikë dhe madje është prezantuar me familjen e partnerit, Roza pranoi sfidën për t’i bërë një lojë nënës së saj, aktores së humorit Rita Lati.

Rozës iu kërkua që të telefononte Ritën dhe t’i thoshte se hoqi dorë nga roli i saj në filmin shqiptar që po xhironte dhe shkak u bë një skenë erotike.

Duhet të sillesha sikur po kryeja marrëdhënie dhe unë nuk e bëj dot, kështu që hoqa dorë“, i tha Roza nënës së saj.

Por befasia ishte tek përgjigja e Ritës, e cila i that ë bijës së të xhirosh skena të tilla në film është shumë normale.

“Çfarë ka të bësh një skenë erotike, është problem? Ty të vjen dynjaja mbrapa, sikur nuk të kam bërë unë”, i tha Rita në kurthin që iu ngrit nga e bija në emisionin “E diell”./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit