Korabi ka arritur sot një fitore shumë të rëndësishme në Kategorinë e Parë. Në ndeshjen e zhvilluar kundër Lushnjes, dibranët treguan forcë dhe karakter duke fituar me rezultatin 4 me 1.
Golat më të rëndësishëm në këtë ndeshje u shënuan që në pjesën e parë. Ku Korabi arriti të shënonte tre herë me Kekon në minutën e 4 dhe 15, ndërsa shifrat u trefishuan nga Beshiraj.
Lushnja reagoi duke ngushtuar diferencën në minutën e 33, por vetëm kaq mund të bënte.
Në pjesën e dytë skuadra dibrane arriti që të gjende sërish golin me anë të Beshirajt duke thelluar rezultatin në 4 me 1.
Tashmë Korabi ndodhet në vendin e dytë në Kategorinë e Parë, ndërsa Lushnja në vendin e tretë nga fundi./btvnews.al