Mbreti Charles III nuk ka në plan të jetojë në Pallatin Buckingham pas kurorëzimit të tij zyrtar, duke thyer kështu traditën mbretërore.
Mediat vendase bëjnë me dije se mbreti dëshiron do të qëndrojë në Clarence House. Pallati Buckingham do të shërbejë si “selia operative” e monarkut.
Ndihmësit e Charles kishin këmbëngulur më parë se ai do të jetonte në Pallatin Buckingham sapo të bëhej Mbret, por kërkesa e tyre duket se nuk do të pranohet.
Pallati Buckingham ka shërbyer si rezidenca zyrtare në Londër e sovranëve britanikë që nga viti 1837. Pallati ishte rezidenca kryesore e Mbretëreshës gjatë gjithë mbretërimit të saj deri në Mars 2020, kur u detyrua të lëvizë për shkak të karantinës së virusit COVID-19 drejt Kështjellës Ëindsor.
Sipas planeve që janë ende në diskutim, Charles po konsideron hapjen e Pallatit Buckingham dhe kopshtet e tij për publikun gjatë gjithë vitit, një lëvizje që do të rriste ndjeshëm të ardhurat përmes shitjeve të biletave.
Po ashtu mendohet se pallati mund të shndërrohet në një ekspozitë të përhershme kushtuar mbretërimit rekord 70-vjeçar të mbretëreshës së ndjerë./btvnews.al