Një autobus i linjës së Unazës ka pësuar mesditën e sotme një aksident. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga btvnews.al, urbani është përplasur me stacionin në afë afërsi të vendit të quajtur “Farmacia 10”.
Deri tani bëhet me dije se nuk ka persona të lënduar, por u është rrezikuar jeta qytetarëve që ishin duke pritur në stacionin.
Pamjet tregojnë qartë dëmet e shkaktuara. Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, ndërkohë që as nga Policia e Tiranës nuk ka një reagim për ngjarjen.
Ky nuk është rasti i parë që një autobus pëson aksident. Pak muaj më parë urbanët në Tiranë shkaktuan një sëri aksidentesh, ku një prej tyre përfundoi dhe në lumin lana bashkë me pasagjerët dhe pati disa të lënduar./btvnews.al