Në një konferencë për mediat kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbështet protestën e petagogëve për rritje pagash.
Berisha është shprehur se pagat e petagogëve janë të pakrahasueshme me ato të rajonit, pasi në vendin tonë janë më të ulëta.
“Sot universitetet e vendit ishin në grevë dhe unë dua të përshëndes të gjithë ata pedagogë, mbrojtës të universiteteve dhe studentë që iu përgjigjen thirrjes së sindikatave për të nisur një grevë të fuqishme që ka për objektiv realizimin e kërkesave të tyre. Pas qëndrimit cinik arrogant të qeverisë, Sindikata vendosi të thërrasë për bojkot të mësimeve në Universitetet e vendit. Ky vendim është i rëndësishëm dhe synon të parandalojë shuarjen e universiteteve tona. Pedagog e studentë po kërkojnë ato që sot gëzojnë kolegë të tyre të Universitetit të Prishtinës. Sot pagat janë dy herë më larta në prishtinë se sa në Tiranë . për shkak të rritjes së çmimeve qeveria në Kosovë vendosi të japë 100 euro për studentët. Në Shqipëri qindra mln euro vidhen për re djegësa që nuk ekzistojnë, vidhen mln euro dhe shpërdorohen, 4 mln për xhepin dhe syrin e Ramës, për instalacion druri”, tha Berisha. /btvnews.al