Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, goditet një rast te veprimtarisë së paligjshme në fushën e lojërave të fatit.
Shtetasi E. C. , 29-vjec u kap në flagrancë duke vënë baste sportive në lokalin në pronësi të tij..
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë,kishin mësuar në rrugë operative se në ambjentet e një lokali të qytetit të Bulqizës organizoheshin dhe viheshin baste sportive nepërmjet telefonit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i Policisë
Goditet një rast i veprimtarisë së paligjshme në fushën e lojërave të fatit.
U kap duke vënë baste sportive, nëpërmjet celularit, në lokalin e tij, vihet në pranga 29-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në një lokal në qytetin e Bulqizës, organizohej kjo veprimtari, organizuan punën dhe ushtruan kontroll në këtë lokal.
Gjatë kontrollit, pronari i lokalit, shtetasi E. C. u kap në flagrancë duke vënë baste sportive, nëpërmjet celularit.
Në përfundim të veprimeve, shtetasi E. C., 29 vjeç, banues në Bulqizë, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. /btvnews.al