Policia Rrugore e qarkut Dibër bën bilancin e javës që lamë pas.
Në deklaratën e shpëndarë për mediat Policia Rrugore njofton se ka intesifikuar kontrollet në akset e rrugëve nacionale dhe paralajmeron shkelësit e kodit rrugor për ndëshkime të rënda në raste konstatimi të shkeljeve.
Në një javë si rezultat i shkeljeve nga ana e drejtuesve të automjeteve janë arrestuar 5 shtetas dhe janë pezulluar 6 leje drejtimi.
Njoftimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër
Policia Rrugore vijon kontrollet intensive në të gjitha akset e qarkut Dibër, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Kontrollet e shtuara kanë për qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i kontrolleve të shtuara në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 5 shtetas dhe konkretisht :
A. D., A. K., A. Sh., pasi janë konstatuar duke drejtuar automjetet e tyre në gjendje të dehur.
E. S., G.G., pasi janë konstatuar duke drejtuar automjetet pa u pajisur me leje drejtimi.
Gjithashtu janë pezulluar 6 leje drejtimi, për drejtim të mjetit, nën ndikimin e alkoolit.
Në fokus të kontrolleve të tjera kanë qenë dhe shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, si parakalimet e gabuara, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, manovra të rrezikshme në rrugë të cilat janë evidentuar dhe ndëshkuar nga shërbimet policore.
Kontrollet vijojnë në çdo aks rrugor.
Policia Rrugore e Dibrës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.
Ftojmë të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar reagim të shpejtë. /btvnews.al