E diel, 24 Nëntor, 2024

Dronët “kamikazë” bombarduan Kievin, vazhdojnë kërkimet në rrënoja për të mbijetuar! Mes viktimave një grua shtatzënë

Ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të mbijetuarve në rrënojat e një blloku banesash që u shemb pjesërisht pas sulmit me dronë kamikazë mëngjesin e sotëm në Kiev.

ukraine

Dhjetëra zjarrfikës dhe punonjës të urgjencës ndodhen në vendngjarje. Katër persona tashmë janë konfirmuar të vdekur, mes viktimave është edhe një grua shtatzënë.

Kiev deklaroi se “kjo është mënyra se si Moska po i përgjigjet humbjeve ushtarake në fushën e betejës: duke sulmuar infrastrukturën kritike përpara dimrit”.

Kryetari i bashkisë së qytetit, Vitali Klitschko, tha se 28 dronë u qëlluan në kryeqytet dhe se vetëm pesë prej tyre goditën objektivat.

Ukraina thotë se ka nevojë për më shumë ndihmë për të përmirësuar sistemet e saj të mbrojtjes ajrore.

Ndërkohë banorët shprehen se nuk kanë frikë, por janë të zemëruar. /BBC

Artikuj te ngjashem

Me te fundit