Genti Pjetri i njohur më së shumti për publikun si “Doktori” i emisionit “Fiks Fare”, ka rrëfyer momentin kur u shkëput nga emisioni Fiks Fare, duke zbuluar se e kishte përballuar shumë keq.
Në një intervistë, ai ka treguar se thashethemet dhe ironitë brenda ‘Top Channel’ e kishin goditur rëndë shëndetin e tij, duke shtuar se pas heqjes nga puna kaloi në ishemi cerebrale.
“Doktori” tregoi sesi ka qenë i gjithë rrugëtimi i tij në media, duke ia atribuuar Bojken Lakos. Ai i ka sugjeruar që të provojë humorin e tij në “Top Albania Radio”.
“Bëja humor me miqtë e mi dhe shoqërinë. Bojken Lako më tha ‘pse nuk e provon ne radio’. Varet në çfarë radio i thash, por gjithsesi. ‘Është hapur Top Albania Radio’ më tha, ishte 97-a. Nuk e njoh i thashë. Takova pronarin, ndjesë pastë dhe më pyeti ‘çfarë do bësh?’. Nuk e di i thashë, çfarë keni ju në mëndje se unë nuk ja kam idenë se çfarë kërkoni ju. Bëja zëra të ndryshëm, e nisa më një lab. Pastaj kisha disa libra medicinale. Atëherë ka qenë gjallë ndjesë pastë Arqile Boti dhe unë imitoja atë. Pastaj merrja këto librat dhe filloja duke u tall në thonjëza, dhe merrja terma latine (imition Arqile Botin). Do ti që një më dy më merrnin në telefon. Ore ai doktori thoshin… kush doktor? Ai doktori pra! Çfarë doktori? Doktor, doktor dhe kështu më mbeti emri ‘Doktori’. Unë e kam emrin Genti dhe kështu më thoshin vetëm familjarët,” tha në fillim të intervistës së tij Genti, në emisionin “Të Harruarit” në Syri Tv. /btvnews.al