Këngëtari i njohur Michael Benjamin, i njohur me emirin e artit Mikaben, ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme gjatë performancës së tij në një koncert në Accor Arena në Paris.
E gjithë skena është parë nga fansat të cilët ishin duke ndjekur koncertin dhe janë shokuar.
41-vjeçari ishte duke performuar në skenë më grupin muzikor Haitian, Kmpa Carimi, ku papritur u ndje keq. Atij iu dha ndihma e parë, mirëpo nuk arriti të jetonte.
Koncerti u ndërpre menjëherë, ndërkohë sipas videove të publikuara në rrjet shihet teksa këngëtari u rrëzua papritur teksa po largohej nga skena./btvnews.al