Moderatorja e njohur, Einxhel Shkira, i ka kërkuar komshiut të saj të lërë konsumin e kanabisit.
Përmes një reagimi në Instagram, Einxhel shprehet se nuk e duron dot erën e rëndë të “barit” që konsumon komshiu çdo ditë në mbrëmje, duke i kërkuar ta pinë nja dy pallate më tutje, ose ndryshe sipas saj nuk do t’i kenë punët mirë.
Kujtojmë se Einxhel është në pritje të ëmbël, pas romancës së saj me Dj Dagz.
“Çdo ditë, kryesisht në mbrëmje një komshi diku këtej rrotull pi bar…tymi hyn në shtëpinë time dhe përzien stomakun për të vjellë! Prandaj, nëse rastësisht ndodh që më ke follow do doja të të thosha: “kushdo e kudo qofsh ose leje barin ose shko pije nja dy pallate më tutje ndryshe si kemi mirë punët bashkë!”, shkruan ajo.