E diel, 24 Nëntor, 2024

Mirëmëngjesi ndryshe i kryeministrit Edi Rama me “banorët” e zyrës së tij në Partinë Socialiste. Çfarë paralajmëron…

Kryeministri Edi Rama e ka nisur herët punën këtë ditë dhe shumë ndryshe nga ditët e tjera. Përmes një video nga zyra e tij në selinë e Partisë Socialiste, kryeministri shprehet optimist se PS-ja do t’i fitojë zgjedhjet lokale. Ai ju uron shqiptarëve që të bjerë sa më shumë shi, për të parandaluar kështu inflacionin për shkak të luftës së Putinit, duke kujtuar kështu rrezikun për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Gjithashtu kryeministri na prezanton “banorët” e zyrës së tij në Partine Socialiste që janë dy breshka. Kujtojmë se kryeministri është shumë i afeksionuar pas tyre pasi dhe kur ishte kryetar i bashkisë së Tiranës, breshkat ishin prezente në zyrën e tij.

Masazhi i Kryeministrit Edi Rama

“Mirëmëngjesi, një ditë e re, një jave e re, në zyrën e Partisë Socialiste, për të nisur edhe një rrugë të re, drejt një fitore të re, atë të zgjedhjeve vendore. Në dialogun me komunitetin në të gjithë Shqipërinë, për qeverisjen vendore dhe për të sfidat e përbashkëta. Paçi një javë të mbarë, me sa më shumë shi mundësisht. Shiu nuk duhet të na harrojë, pasi na duhet për të luftuar me inflacionin e luftës së Putinit, që nuk e kemi sjellë ne, por duhet të bëjmë çmos ta lehtësojmë sa më shumë për të gjithë ju.”, pohon Rama, ndërsa në video shfaqen edhe dy breshka që qëndrojnë në zyrën e tij.

https://fb.watch/gcO05jNPm0/

Artikuj te ngjashem

Me te fundit