E hënë, 25 Nëntor, 2024

Tensione në Komisionin e Ligjeve. Alibeaj “Treguat fytyrën tuaj, pjellë e Partisë së Punës”

Kreu i grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj deklaroi se “mazhroanca në Komision tregoi fytyrën e vërtetë duke mos votuar hapjen e dosjeve të Ish-Sigurimit të Shtetit.

“Këto zvarritjet tuaja tregojnë qëndrimin tuaj politik dhe fytyrën e vërtetë të mazhorancës. Nuk bëtë gjë tjetër veçse i mbyllët dosjet, treguat fytyrën tuaj të vërtetë seose me dosjet e sigurimit mbahen njerëz të lidhur edhe në politike dhe në administratë. Vota juaj kundër hapjes së Dosjeve tregoi fytyrën tuaj. Sikur po kërkoni të mbroni viktimat e sigurimit të shtetit sepse duke hapur dosjet gërryhen plagët e vjetra. Pjella e Partisë së Punës, shkaktarë të dhimbjeve. Kjo është mënyra më makabër për të treguar që nuk keni sensibilitet njerëzor. A mund ta them deri në fund? Te hiqni edhe fjalën tani. Sapo votuat kundër amendamentit dhe argumenti ishte ky, të mos hapen dosjet e ish-sigurimit. Unë po ju them që nuk dua ta kthej në çështje politike dhe duhet të votohet për hapjen e tyre, për ata që kanë kryer krime por edhe për viktimat. Ju nuk doni që e vërteta të dalë në shesh, sepse ju duke pasur dosjet i përdorni për shantazh”, tha Alibeaj.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit