Një mosmarrëveshje mes disa personave u përshkallëzua në Sirnach, Zvicër mbrëmjen e së dielës. Një 21-vjeçar me origjinë nga Kosova ka mbetur i vrarë.
Lajmin është konfirmuar nga policia e kantonit të Luzernit. Sipas medias vendase “Blick”, mesohet se nga ky konflikt kanë mbetur të lënduar rëndë edhe disa persona të tjerë që tashmë po marrin trajtime mjekësore.
Rrethanat e kësaj ngjarje janë ende të paqarta, por hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të saj.
Po ashtu, thuhet se në vendin e ngjarjes është konfiskuar një makinë e tipit “Mercedes”, ngjyrë e bardhë./btvnews.al