Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka njoftuar në mediat sociale se sot është zhvilluar mbledhja e Grupeve të Punës së PD në qarqet e vendit.
Noka shkruan se është diskutuar për Primaret dhe organizimin e tyre. Më tej Flamur Noka shprehet se temë e diskutimit kanë qenë gjithashtu edhe protestat, si pjesë e aksionit politik të vjeshtës.
“Nga mbledhja e Grupeve të Punës së PD në qarqet e vendit. U diskutuan Primaret dhe organizimi i tyre, si dhe protestat si pjesë e aksionit politik të vjeshtës. ✌🏻”, është ky njoftimi i Nokës./btvnews.al