Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me debatin e hapur për rikthimin e vizave për Shqipërinë në zonën Shengen.
Në një postim në mediat sociale, Rama shkruan se ‘askush mos çuditet si e qysh përhapet thashethemi se BE-ja do kthejë regjimin e vizave’.
Më tej Rama shton se vizat nuk kanë gjasë që të vihen sërish dhe akuzon opozitën se po përhap lajme të rreme.
“Të gjithë e dinë se kujt i është vënë viza në Shqipëri, askush mos çuditet si e qysh përhapet thashethemi se BE-ja do kthejë regjimin e vizave! Nongrata nuk ka shans të hiqet, vizat nuk ka gjasë të vihen dhe opozita e rublave sado të japë shpirt s’ka për të hequr dorë #RublaÇorba”, wshtw ky reagimi i Ramws./btvnews.al