E enjte, 21 Nëntor, 2024

“Do i mbroj të drejtat e mia”, pedagogu shpërthen në lot në transmetim ‘live’: Do e vazhdoj protestën dhe i vetëm

Pedagogu dhe kreu i sindikatës së pedagogëve Sandër Kovaçi nuk i ka përmbajtur dot lotët në transmetim ‘live’ në News24 teksa ka folur për protestën e nisur prej disa ditësh me disa kërkesa për qeverinë, kryesorja rritja e pagave.

I pyetur nëse ka frikë se mund të mbetet i vetëm në këtë luftë, ai tha se do të protestojë dhe nëse mbetet vetëm dhe se do t’i mbrojë të drejtat e tij.

Edhe nëse do mbetem vetëm unë, do protestoj vetëm unë. E kam parashikuar variantin e fundit se do jem vetëm unë, po jam i sigurt. Jam i sigurt se profesorati ka kaq ndershmëri, kaq pastërti (qan). Këtu është një vend ku demokracia është në nivele elementare, të shikosh profesoratin të shantazhuar, që ka frikë është para autokraci, ose diktaturë.

Nëse njerëzit e mendojnë këtë vend diktaturë, të quhet. Unë nuk kam asnjë lloj frike. Do çohem në protestë se kam të drejtat e mia dhe do t’i mbroj. Më vjen mirë që media e ka kapur që është e vërtetë. E vërtetë absolute. Universitetet janë të keqtrajtuara”, tha mes lotësh Kovaçi./btvnews.al.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit