Policia greke ka arrestuar këtë të martë një shqiptar pasi akuzohet se ka drejtuar një shtëpi publike në Athinë.
Sipas mediave greke bashkë me shqiptarin janë arrestuar edhe tetë persona të tjerë si pjesë e grupit që drejtonin rrjetin e prostitucionit.
Po ashtu bëhet me dije se shqiptari 32-vjeçar kishte ngritur një rrjet prostitucioni në Athinë prej tre vitesh bashkë me një 29-vjeçar nga Moldavia.
Lidhur me këtë operacion në polici janë shoqëruar edhe 7 gra, 2 prej të cilave mbaheshin me zor në shtëpinë publike. Të gjitha janë marrë në mbrojtje dhe u është dhënë trajtim psikologjik./btvnews.al