E diel, 24 Nëntor, 2024

“Dyshohet se ka kryer krime lufte”, arrestohet nga Prokuroria Speciale një serb në Budapest

Prokuroria Sepciale e Kosovës, ka konfirmuar se një person i me origjinë serbe, është ndaluar në Budapest të Hungarisë, pasi dyshohet për krime lufte.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, dyshohet se serbi me iniciale S.S. në periudhën kohore 26 Mars deri më 28 Maj 1999, ka marrë pjesë në sulmet kundër popullatës civile shqiptare në lagjen “Kristal” në Pejë.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se në Budapest të  Hungarisë, sipas Urdhër arrestit Ndërkombëtar të kërkuar nga kjo prokurori, është ndaluar personi me inicialet S.S., i nacionalitetit serb.

Prokuroria Speciale njofton se ndaj S.S., është nxjerrë Aktvendim për fillimin e hetimit për shkak që i njëjti dyshohet se në periudhën kohore 26 mars deri më 28 maj 1999, ka marrë pjesë aktivisht në kryerjen e veprave penale që ndërlidhen me  krimet e luftës, ashtu që i njëjti ka marrë pjesë në sulmet kundër popullatës civile shqiptare në lagjen “Kristal” në Pejë, me ç’rast janë vrarë tridhjetetre (33) persona gjatë sulmeve të kryera në këtë periudhë kohore”, është ky njoftimi i Prokurorisë./btvnews.al​

Artikuj te ngjashem

Me te fundit