E hënë, 25 Nëntor, 2024

Edi Rama /Amnistia fiskale bëhet për emigrantet, e djathta e rublave…

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Përmet komentoi për amnistinë fiskale.

Ku është shprehur se jo të gjithe shqipëtarët mund te etiketohen si kriminele, duke shtuar se lufta do të vijojë deri në fund për amnistinë fiskale.

Më tej Rama u shpreh se është faji i të djathtës së rublave, që ndërkombëtarët, parterët kanë shqetsimet e tyre për ecurinë e nismës së amnistisë fiskale në vendin tonë.

Fjala e Kryeministrit

“I bëj thirrje që i bëj emigrantëve dhe për këtë po luftoj për amnistinë fiskale. Është e papranueshme që të na tregojnë krimin e kriminelët, si puna e atyre organeve të trafikuara që mbetën stampë mbi flamurin tonë kombëtar dhe mori dhenë. Patjetër që shqiptarët bëjnë emër edhe në botën e krimit në botë, por janë një pakicë, më pak se 1 %. Ndërsa pjesa tjetër janë njerëz që madje janë martuar me vajza të atyre vendeve ku kanë qenë dhe këtu kanë hapur dyer dhe mbajnë ekonominë. Si qenkan këta kriminelë, si u bëkan kursimet e tyre prodhim i krimit. Është e papranueshme kjo gjuhë që guxojnë të përdorin. Por nuk kanë faj se është djathta e rublave ajo palo opozitë e zhyt në thesin e rublave. Nuk është rastësi edhe për atë stampën që mori një komb i tërë në ballë, edhe një luftë çlirimtare nxirrnin organet e njerëzve. Të jeni të bindur që ka gisht kjo që sot prej kaq vitesh çdo ditë, ul e ngre Shqipërinë si çerdhen e krimit vetëm për luftë politike. Nuk ka si shpjegohet harmonia mes partisë së atij që sot ka goditur botën mes partisë dje në pushtet dhe sot bërtasin Shqipëria në rrezik. Janë ata që hedhin gurin e fshehin dorën dhe vënë kujën, kapni hajdutin. Nuk është për ti vënë faj, miqve, partnerëve cinikë ndërkombëtarë kur ja japin gojës pa siklet duke trajtuar përpjekjen tonë kushtetuese për të legalizuar 30 vite gjak djersë e kursim”, tha Rama.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit