Juliana Nura, e cilësuar si një nga vajzat më të bukura shqiptare e gjithashtu një nga më të komentuara, është rritur në Finlandë, ku me pamjen e saj tërhoqi vëmendjen e agjencive fotografike, dhe ka marrë pjesë në konkurse të ndryshme bukurie.
Ajo filloi të kishte një karrierë në Shqipëri në vitin 2010, por diçka i ndodhi dhe për 12 vite ajo u detyrua të largohej nga publiku shqiptar. Kjo, për shkak të një shantazhi që asaj ju bë duke përdorur një video intime të saj.
Ajo ishte e ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, ku ka treguar se si u ndje kur mori një shantazh të tillë, për një video që ajo kishte bërë me të dashurin e saj.
Ajo ka rrëfyer se herën e parë ajo pagoi një shumë të madhe parash për ta shmangur publikimin, por kur i kërkuan akoma më shumë para ajo nuk mund ta paguante këtë shumë, ndaj i tregoi prindërve dhe pritën që të bëhej publikimi pasi nuk kishte zgjidhje tjetër. Sipas saj video u shpërnda aq shpejt sa dukej se për dy minuta e kishte parë e gjithë Kosova. Nga ky shantazh ajo është ndier aq keq sa ka menduar edhe t’i japë fund jetës.
Modelja tregon se i dashuri i saj nuk e ndihmoi as financiarisht për ta kaluar këtë situatë dhe as emocionalisht. Pasi sipas saj ai kishte dashur “të shpëtonte” karrierën e tij ndaj edhe ishin ndarë.
Rudina Magjistari: Kur ndodhi, e kujton momentin kur ndodhi për herë të parë? Ku u publikua?
Juliana Nura:Në YouTube u publikua, po në telefona më duket se për 2-3 minuta e mori e gjithë Kosova. U shpërnda më shpejt se ç’prisja.
Rudina Magjistari: Cili ishte efekti i parë?
Juliana Nura: Efekti i parë ishte te unë. Mendova ç’do bëj me jetën time. Kisha punuar të 10-15 vite, isha një vajzë shumë e suksesshme dhe të gjitha për 30 sekonda ikën. Njerëzit nuk e dinë të vërtetën shikojnë vetëm vajzën që zhvishet para kamerës. Mendova çfarë do bëj, si do e filloj jetën nga zeroja. Për shumë njerëz edhe për mua, më e lehtë është në një moment “me e fik jetën”, të bëja vetëvrasje.
Rudina Magjistari: Ti e ke menduar ndonjëherë?
Juliana Nura: Po, e kam menduar. Ato ditë kur u publikua videoja, kanë qenë dy-tre ditë që e analizova vetëvrasjen. Si do e bëj, çfarë do ndodh, si do e lë familjen. Ky ka qenë një nga momentet më të vështira të jetës sime.
Rudina Magjistari: Ndërkohë i dashuri, çfarë roli luajti?
Juliana Nura: Asgjë nuk bëri se edhe ai ishte në hapat e karrierës së tij.
Rudina Magjistari: Është personazh publik?
Juliana Nura: Po. Dhe nuk donte të përzihej me këtë bujë, ndaj u ndamë edhe kaq.
Rudina Magjistari: Ai nuk të ndihmoi financiarisht?
Juliana Nura: Jo as financiarisht, as emocionalisht. Më vjen keq që ka meshkuj aq të ligj sa ai dhe më vjen keq që vajzat hasin në njerëz të tillë. Por më ka bërë më të fortë kështu që e falenderoj.
Rudina Magjistari: Mendon se ai është i përjashtuar nga kjo situatë dhe nuk ka pasur gisht në këtë mes?
Juliana Nura: Nuk e di. Te ne në Kosovë faji mbetet gjithmonë jetim./TvKlan